Botë

Katër të vrarë në Tucson, përfshirë edhe një polic

Katër persona u vranë, përfshirë edhe një zyrtar lokal të zbatimit të ligjit, nga të shtënat në një kompleks apartamentesh në Arizonën jugore.

Policia në Tucson e ka identifikuar njërën nga viktimat si polic i qarkut, Pima Deborah Martinez-Garibay, dhe një tjetër si punonjës të kompleksit të apartamenteve.

Martinez-Garibay po jepte një njoftim dëbimi në kompleks në kohën e të shtënave, e detaje shtesë nuk diheshin ende, raportoi NBC.

Kryetarja e Bordit të Mbikëqyrësve të Qarkut, Pima Sharon Bronson, shprehu ngushëllimet në emër të qarkut familjes, miqve dhe kolegëve të Martinez-Garibayit.