Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do t’i anulojë kreditë studentore federale deri në 10.000 dollarë, për miliona amerikanë që fitojnë më pak se 125.000 dollarë në vit.
Bideni gjithashtu do t’i falë 20.000 dollarë borxhe për studentët në Grantet Pell, të cilat zbatohen për ata që kanë nevojë më të madhe financiare, raportoi BBC-ja të mërkurën.
Presidenti do t’i japë detajet e planit të tij më vonë të mërkurën, sipas kohës në SHBA.
Rreth 43 milionë amerikanë detyrohen në total 1.6 trilion dollarë borxh federal studentor.
Gati një e pesta kanë më pak se 10.000 dollarë borxh.
“Administrata ime ju njofton me një plan për t'u dhënë mundësi familjeve punëtore dhe të klasës së mesme, ndërsa përgatiten të rifillojnë pagesat federale të kredisë studentore në janar të vitit 2023”, ka shkruar Bideni në Twitter.
Pauza e përkohshme e kredisë studentore, e vendosur për herë të parë në mars të vitit 2020, do të zgjatet gjithashtu deri më 31 dhjetor të këtij viti.
Njoftimi vjen pas më shumë se një viti debati intensiv të brendshëm të Shtëpisë së Bardhë dhe presionit në rritje nga demokratët progresivë.
Udhëheqësi i shumicës së demokratëve në Senat, Chuck Schumer dhe senatori Elizabeth Warren nga Massachusetts, janë ndër ata që shtynë Bidenin të përdorte fuqinë e tij ekzekutive për të fshirë borxhet e huamarrësve.
In keeping with my campaign promise, my Administration is announcing a plan to give working and middle class families breathing room as they prepare to resume federal student loan payments in January 2023.
— President Biden (@POTUS) August 24, 2022
I'll have more details this afternoon. pic.twitter.com/kuZNqoMe4I