Evropa po përballet me ndërprerje të reja në furnizimet me energji për shkak të dëmtimit të një sistemi tubacioni që sjell naftë nga Kazakistani përmes Rusisë, ka njoftuar operatori i tubacionit të hënën, duke shtuar shqetësimet për një rënie në furnizimet me gaz, shkroi Reuters.
CPC-ja, e cila merret me rreth 1 për qind të naftës globale dhe aksionari më i madh i së cilës është firma ruse e tubacioneve “Transneft”, ka thënë se eksportet e dy prej tri pikave të ankorimit në një terminal të Detit të Zi janë pezulluar.
Perëndimi akuzon Rusinë për kufizimin e furnizimeve me energji për të rritur çmimet në shenjë hakmarrjeje për sanksionet e vendosura pas pushtimit të Ukrainës nga Moska, të cilin Kremlini e quan një operacion të posaçëm ushtarak. Rusia e mohon këtë, duke fajësuar vetë sanksionet perëndimore dhe probleme të ndryshme teknike.