Botë

Rusia akuzon Ukrainën për vrasjen e vajzës së aleatit të Putinit

Rusia i ka akuzuar shërbimet speciale ukrainase për vrasjen Darya Duginas, vajzën e një prej aleatëve të ngushtë të Vladimir Putinit, raportoi BBC-ja të hënën.

Dugina vdiq të shtunën kur makina me të cilën po lëvizte shpërtheu pranë Moskës.

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë deklaroi se çështja e vdekjes së gazetares 29-vjeçare është zgjidhur, dhe se sipas tij, përgjegjëse është Ukraina.

Zyrtarët ukrainas e mohuan përfshirjen në këtë vrasje, derisa u tha se cak i sulmit mund të ketë qenë babai i saj, Alexander Dugin, që njihet si “babai i filozofisë ultra-nacionaliste ruse”.

Rusia tha se shërbimet ukrainase punësuan një grua dhe e vendosën në një ndërtesë afër gazetares Dugin, që 29-vjeçares t’ia përcillnin lëvizjet.