Botë

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Malmo të Suedisë, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar në të shtënat me armë në qendrën tregtare Emporia në qytetin jugor suedez të Malmos, raporton agjencia Reuters. Është arrestuar i dyshuari për sulmin.

“Rreziku imediat për publikun vlerësohet të ketë mbaruar”, është thënë nga Policia.

Policia është në vendin e ngjarjes duke marrë në pyetje dëshmitarët dhe duke mbledhur materialet, përfshirë xhirimet e kamerave.