Zjarrfikësit vazhduan t’i luftojnë flakët e zjarrit jashtë kontrollit të përqendruar rreth Bejís në Castellón të Valencias.
Sipas zyrtarëve të emergjencës, gjatë ditëve të fundit, më shumë se 13 mijë hektarë janë djegur dhe perimetri i zjarrit ishte 120 kilometra.
Deri më tani këtë verë, zjarret në Spanjë kanë nxirë më shumë se 700 mijë hektarë, zona më e madhe që kur Bashkimi Evropian filloi të mbledhë të dhëna satelitore në vitin 2006.
Ndërkaq në Itali , zjarrfikësit luftuan për t’i shuar zjarret në Sicili, pasi goditën vende të ndryshme në provincën e Palermos.
Temperaturat e larta dhe erërat e forta e përkeqësuan situatën, duke përhapur flakët në të gjithë pyjet, të cilat arritën në autostradat midis Palermos dhe Katanias.