Botë

Guterres: Dëmtimi i centralit bërthamor në Zaporizhzhia do të ishte vetëvrasje

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se dëmtimi i centralit bërthamor energjetik në Zaporizhzhia do të ishte vetëvrasje, raporton BBC.

Duke folur për gazetarët pas takimit në Lviv, Guterres ka thënë se është i shqetësuar me situatën dhe ka thënë se duhet të demilitarizohet.

“Ne duhet të themi kështu, çdo dëmtim potencial në centralin në Zaporizhzhia do të ishte vetëvrasaje”, ka thënë Guterres.