Botë

Myslimanët ukrainas që po luftojnë kundër Rusisë

I nxitur nga "vëllezërit e tij islamikë" për të marrë rolin e ri, Khadzali kishte kërkuar një mënyrë për të ndihmuar vendin e tij dhe mendonte se ai mund ta bënte më së miri këtë duke mbështetur numrin e vogël të trupave myslimane të shpërndara në Donbas

Ali Khadzali qëndron mes ndërtesave të shkatërruara të qytetit të tij të lindjes, Kharkiv, rreth 50 kilometra nga kufiri i Ukrainës me Rusinë.

 

Ata që u janë bashkuar përpjekjeve të luftës kundër forcave ruse gjithashtu luftojnë padrejtësitë e kaluara dhe për t'u kthyer në Krime. Khadzali ka lindur në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, nga një nënë ukrainase dhe një baba sirian. Ai e vizitonte rregullisht Sirinë derisa atje shpërtheu lufta në vitin 2011. Në vitin 2015, ndërhyrja e Rusisë në luftën civile tashmë 11-vjeçare të Sirisë ia ktheu peshoren në favor të regjimit të Asadit. “Të dy vendlindjet e mia, Ukraina dhe Siria, u pushtuan nga rusët”, thotë Khadzali

Ali Khadzali qëndron mes ndërtesave të shkatërruara të qytetit të tij të lindjes, Kharkiv, rreth 50 kilometra nga kufiri i Ukrainës me Rusinë.

Që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt, Khadzali ka punuar me një ekip prej gjashtë vullnetarësh për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të evakuuar njerëzit nga zonat e goditura rëndë nga luftimet.