Botë

FBI-ja mori dy dosje sekrete nga prona e Donald Trumpit në Florida

FBI-ja sekuestroi dosje të fshehta gjatë një kontrolli në pronën e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në Florida këtë javë, sipas një urdhër kontrolli.

Agjentët morën 11 grupe dokumentesh, duke përfshirë disa të shënuara "TS/SCI", një përcaktim për materialin që mund të shkaktojë dëme "jashtëzakonisht të rënda" në sigurinë kombëtare të SHBA-së, raportoi BBC të shtunën.

Trump mohoi çdo keqbërje dhe tha se sendet ishin deklasifikuar.

Kjo është hera e parë që u kontrollua shtëpia e një ish-presidenti në një hetim penal.

Lista e artikujve u bë publike të premten pasdite pasi një gjykatës hapi një dokument prej shtatë faqesh që përfshinte urdhrin që autorizon kontrollin e rezidencës së Trumpit në Palm Beach, Mar-a-Lago të Floridas.

Ai tha se më shumë se 20 kuti me sende u morën të hënën, duke përfshirë një lidhëse fotografish, një shënim të shkruar me dorë, informacione të paspecifikuara për "Presidentin e Francës" dhe një letër faljeje të shkruar në emër të aleatit prej një kohe të gjatë të Trumpit, Roger Stone.

Urdhri tregon se agjentët e FBI-së po kërkonin shkelje të mundshme të Aktit të Spiunazhit, i cili e bën të paligjshme mbajtjen ose transmetimin e informacionit potencialisht të rrezikshëm të sigurisë kombëtare.

Marrja e dokumenteve ose materialeve të klasifikuara është e ndaluar me ligj. Trumpi rriti dënimet për krimin derisa ishte në detyrë dhe tani mund të dënohet deri në pesë vjet burgim.

Urdhri thekson se vendet e kontrolluara në Mar-a-Lago përfshijnë një zonë të quajtur "zyra 45" dhe dhoma magazinimi, por jo suita private për mysafirë që përdoren nga Trump dhe stafi i tij.