Botë

Gjermania propozon ndërtimin e tubacionit që lidh Spanjën e Portugalinë me pjesën Qendrore të Evropës

 

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka propozuar të enjten që të ndërtohet një tubacion të gazsjellësit, i cili lidh Portugalinë dhe Spanjën me Evropën Qendrore përmes Francës, shkroi e përditshmja spanjolle “El Pais”.

Sipas tij, qëllimi i ndërtimit të këtij gazsjellësi është që të ndihmojë në tejkalimin e krizës energjetike evropiane pas luftës në Ukrainë.