Botë

BE-ja ndihmon Francën në luftën kundër zjarreve

Komisioni Evropian njoftoi të enjten se i ka dërguar Francës për të ndihmuar në luftimin e zjarreve që kanë goditur vendin, ndërsa vera e nxehtë dhe e thatë në kontinent po vazhdon.

Avionët, me bazë në Suedi dhe Greqi, janë pjesë e flotës së shpëtimit dhe shuarjes së zjarrit të BE-së. Zëdhënësja e Komisionit, Miriam Garcia Ferrer, tha gjithashtu se ekipet e zjarrfikësve nga Gjermania, Polonia, Austria dhe Rumania ishin në rrugë për t’i ndihmuar ekuipazhet franceze.

Franca po përballet këtë javë me valën e katërt të të nxehtit të vitit, ndërsa vendi po sfidohet me atë që qeveria paralajmëroi se do të jetë thatësia më e madhe në histori.