Botë

Kleriku afgan vritet nga bomba e fshehur në këmbën artificiale

Kleriku afgan vritet nga bomba e fshehur në këmbën artificiale

Një klerik i shquar afgan që mbështet talebanët është vrarë në një shpërthim në Kabul, raportoi BBC të enjten.

Sheik Rahimullah Haqqani raportohet se vdiq në një sulm vetëvrasës në një seminar islamik në kryeqytetin afgan.

Ai ishte mbështetës i edukimit të vajzave dhe i kishte mbijetuar dy sulmeve të mëparshme për ta vrarë në Pakistan.

Nuk është e qartë ende se kush është përgjegjësi për vrasjen e tij, por më parë ishte targetuar nga grupi i Shtetit Islamik.

Sipas disa burimeve talebane, sulmi ndodhi pasi një burrë që më parë kishte humbur një këmbë, shpërtheu eksplozivin e fshehur në gjymtyrën artificial prej plastike.

Sheik Haqqani ishte mbështetës i qeverisë së talebanëve dhe kritik i shquar i grupit militant xhihadist të Shtetit Islamit Kohrasan.