Botë

Sloviansku në luftë, rrezikon të mbetet edhe pa ujë

Ndertesa e shkaterruar ne Sloviansk nga sulmet ruse

Jehona e predhave të artilerisë që gjëmojnë në distancë, përzihet me zhurmën e njerëzve të mbledhur rreth pompave publike të ujit në Sloviansk.

Anëtarët e popullsisë në rënie të Slovianskut dalin vetëm disa minuta në kohë të caktuar – për të mbushur ujë në pompat që kanë qenë burimi i vetëm i ujit të qytetit për më shumë se dy muaj.

Luftimet mes forcave ukrainase dhe ruse pranë qytetit kyç në rajonin e Donjeckut kanë dëmtuar infrastrukturën jetike, me ç‘rast banorëve u është ndërprerë gazi e uji për muaj të tërë.

Ujë ende ka, por frika e banorëve po rritet, se në dimër, qyteti, vetëm shtatë milje nga territori i pushtuar nga Rusia, mund të përballet me krizë humanitare sapo tubat të fillojnë të ngrihen.