Botë

Frikë për luftë të re mes izraelitëve dhe palestinezëve

Gjatë natës, Izraeli goditi raketahedhës, objekte ndërtimi raketash dhe pozicione të Xhihadit Islamik. Ushtria tha gjithashtu se arrestoi 19 militantë të Xhihadit Islamik në Bregun Perëndimor. (Foto: AP)
 

Xhihadi Islamik i mbështetur nga Irani, është më i vogël se Hamasi, por kryesisht ndan ideologjinë e tij. Të dyja grupet kundërshtojnë ekzistencën e Izraelit dhe kanë kryer një sërë sulmesh vdekjeprurëse gjatë viteve, duke përfshirë hedhjen e raketave në Izrael. Është e paqartë se sa kontroll ka Hamasi mbi Xhihadin Islamik dhe Izraeli e konsideron Hamasin përgjegjës për të gjitha sulmet që vijnë nga Gaza.

Aeroplanët izraelitë goditën objektivat e militantëve në Gaza herët të shtunën, ndërsa raketat ranë në jug të Izraelit, disa orë pasi një valë sulmesh ajrore izraelite në enklavën bregdetare vrau të paktën 11 njerëz, duke përfshirë një militant të lartë dhe një vajzë 5-vjeçare.

Luftimet që filluan të premten me vrasjen dramatike nga Izraeli të një komandanti të lartë të Xhihadit Islamik Palestinez, vazhduan gjatë gjithë natës, duke i afruar palët më pranë një lufte gjithëpërfshirëse.