Kina ka ndaluar bashkëpunimin me SHBA-në në disa fusha kyçe, përfshirë ndryshimet klimatike, bisedime ushtarake dhe përpjekjet për ta luftuar krimin ndërkombëtar.
Masat e reja i pasojnë një udhëtimi në Tajvan të një delegacioni të kongresistëve amerikanë të drejtuar nga udhëheqja e Dhomës së Përfaqësuesëve, Nancy Pelosi.
Kina, që po ashtu ka njoftuar se do të sanksionojë Pelosin dhe familjen e saj, e ka parë vizitën si sfidë ndaj pretendimeve të saj për sovranitet mbi Tajvanin.
Masat e reja janë prezantuar të premten nga Ministria e Jashtme e Kinës. Është thënë se bisedimet mes zyrtarëve të mbrojtjes të SHBA-së dhe Kinës dot ë anulohen, ndërsa bashkëpunimi për kthimin e emigrantëve ilegalë, për ndryshimet klimatike, dhe hetimin e krimeve ndërkombëtare do të pezullohet.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.