Botë

Pse të rinjtë tajvanezë po ushtrohen për luftë

 

“Miqtë, që e dinë se jam në Tajvan më kanë dërguar mesazhe gjithnjë e më alarmante – ‘Shpresoj të kesh antiplumb me vete!’ ose ‘A ka hoteli juaj strehë për bomba?’” – ka shkruar Rupert Wingfield-Hayes, reporter i BBC-së, që po e përcjell vizitën e Nancy Pelosit në Tajvan.

“Ata e kanë parë retorikën e zjarrtë, që vjen nga media shtetërore kineze, veçanërisht ‘Global Times’, dhe kanë arritur në përfundimin se vizita e Nancy Pelosit në Tajvan mund të përfundojë shumë keq”, vlerëson ai.