Botë

Luftime në kufirin mes Afganistanit e Iranit, talebanët raportojnë për një të vdekur

Forcat talebane janë konfrontuar me forcat kufitare iraniane në kufi mes Afganistanit e Iranit, raporton BBC.

Zyrtarët e Qeverisë së Afganistanit kanë raportuar për një të vdekur në luftime, që ndodhën mes provincës Nimroz në Afganistan dhe asaj Hirmand në Iran.

Afganistani e Irani e kanë fajësuar njëra-tjetrën për këtë.

Ka pasur disa konfrontime në kufi që kur talebanët kanë marrë pushtetin në Afganistan afro një vit më parë.

Irani nuk e njeh Qeverinë e Talebanëve në Kabul.

“Ne kemi një të vdekur dhe një të plagosur”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Nimrozin, Bahram Haqmal për agjencinë Reuters.