Botë

Libani vendos ta përdorë kredinë nga Banka Botërore për grurë

Foto: AP
 

Ligjvënësit libanezë votuan të martën për përdorimin e një kredie prej 150 milionë dollarësh të Bankës Botërore për të paguar importet e grurit, raportoi AP.

Tashmë në një krize ekonomike, Libani po përpiqet gjithashtu të përballet me një krizë të sigurisë ushqimore që ka lënë gjysmën e rreth 6 milionë njerëzve të saj pa ushqim të mjaftueshëm.