Botë

Roboti ia theu gishtin 7-vjeçarit në turneun e shahut në Moskë

Descriptive Text

Një robot ka thyer gishtin e një djali shtatëvjeçar gjatë një turne shahu në Moskë javën e kaluar, shkroi të dielën BBC-ja.

Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale tregon se si roboti i kap gishtin fëmijës derisa ai po bënte lëvizjen në shah.

Katër të rritur nxitojnë për të ndihmuar djalin, i cili arrin ta largojë dorën e ngecur nën robot dhe largohet.

“Roboti theu gishtin e fëmijës. Kjo sigurisht që është e keqe”, tha për agjencinë e lajmeve Tass, Sergey Lazarev, presidenti i Federatës së Shahut të Moskës.

Lazarev ka shtuar se roboti ka luajtur shumë ndeshje të mëparshme, por asnjë nga to nuk ka përfunduar me incidente.

Djali ishte në gjendje të përfundonte ditët e fundit të turneut.