Botë

Për herë të parë, Izraeli pranon se përdor dronë sulmues

 

Ushtria izraelite konfirmoi të mërkurën një nga sekretet e saj më të fshehta dhe që i ruante mirë, duke pranuar publikisht për herë të parë se përdor mjete ajrore pa pilot për të kryer sulme, raportoi AP-ja.

Izraeli është një lider botëror në teknologjinë UAV. Por deri të mërkurën, censura ushtarake ndaloi konfirmimin zyrtar të përdorimit të dronëve sulmues.