Botë

Greqia, protestë diplomatike ndaj Serbisë

 

Qeveria greke do të protesotjë në rrugë diplomatike lidhur qëndrimin e Serbisë ndaj rrëzimit të avionit transportues në fundjavë, në veri të Greqisë, shkruan DW-ja të hënën.

Gazeta “Kathimerini”, duke iu referuar qarqeve diplomatike në Athinë, raportoi të hënën se ambasadori grek në Beograd do të paraqitet në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, për t'u ankuar, që Beogradi nuk ka informuar në kohë për ngarkesën dhe destinacionin e avionit, që fluturonte drejt Bangladeshit.