Botë

Irani akuzon SHBA-në se po provokon kriza në Lindjen e Mesme

Irani akuzon SHBA-në se po provokon “kriza” në Lindjen e Mesme
Foto: AP
 

Irani të dielën akuzoi Washingtonin se po provokon tensione në Lindjen e Mesme. Këto akuza vijnë një ditë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, përfundoi vizitën e tij në Arabinë Saudite dhe në Izrael.

Washingtoni “dhe një herë po drejton politikën e dështuar të iranofobisë, duke u përpjekur të krijojë tensione dhe kriza në rajon”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani.