Botë

Bideni s’përjashton forcën për të ndalur Iranin drejt synimit për bombë bërthamore

joe biden, shba, izrael
Foto: AP
 

Presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën nisi vizitën e parë në Lindjen e Mesme që kur mori detyrën, duke u ofruar liderëve të shqetësuar izraelitë garanci të forta për vendosmërinë e tij për ta ndaluar programin bërthamor në rritje të Iranit, duke theksuar se ai do të ishte i gatshëm të përdorte forcën “si mjetin e fundit”.

Komentet e tij u publikuan disa orë pasi liderët politikë e mirëpritën Bidenin në tepihun e kuq në aeroportin e Tel Avivit, edhe pse intervista ishte kryer para se presidenti të largohej nga Washingtoni me median “Channel 12” të Izraelit.