Furnizimi me gaz natyror rus në Gjermani nëpërmjet tubacionit Nord Stream 1 të Detit Baltik është ndërprerë për 10 ditë për punë të mirëmbajtjes vjetore.
Por ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck paralajmëroi se vendet e BE-së duhet të përgatiten në rast se dërgesat e gazit nuk do të rifillojnë.
Ai ka akuzuar Kremlinin për përdorimin e gazit si “armë” në përgjigje të sanksioneve të BE-së për luftën në Ukrainë.
Habeck pranoi se Gjermania ishte bërë shumë e varur nga gazi rus.
Por ai tha se dy terminalet lundruese për dërgesat e gazit natyror të lëngshëm do të jenë gati deri në fund të vitit, shkruan BBC.
Në mesin e qershorit, firma shtetërore ruse e gazit “Gazprom”, shkurtoi rrjedhat e gazit përmes Nord Stream 1 në vetëm 40 për qind të kapacitetit të tubacionit. Ai fajësoi një vonesë në kthimin e pajisjeve që po sërvoheshin nga Siemens Energy e Gjermanisë.
Qeveria kanadeze ka thënë se tani do të kthejë një turbinë të riparuar Siemens në Gjermani për tubacionin.
Ky veprim zemëroi qeverinë ukrainase, e cila akuzoi Kanadanë për përshtatje të sanksioneve të vendosura ndaj Moskës “për tekat e Rusisë”.
Kanadaja ka thënë se po i jep Siemens Kanadasë një “leje të kufizuar dhe të revokueshme” për të dërguar tubinat e riparuara në Gjermani, pavarësisht sanksioni.
Qeveria gjermani është e shqetësuar se furnizimet me gaz mund të reduktohen ose të ndërpriten përgjithmonë.
Mirëmbajtja e tubacioneve është normale çdo verë, kur kërkesa për gaz është më e ulët se në dimër, por shqetësimi është se Rusia mund të mos i hapë rubinetat.
Mbyllja e tubacionit po prek gjithashtu Italinë, ku grupi energjetik, Eni, tha se do të merrte rreth një të tretën më pak gaz në Gazprom të Rusisë të hënën, krahasuar me vëllimet mesatare të furnizuara gjatë ditëve të fundit.
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatoj Birol, ka paralajmëruar se Rusia mund të ndërpresë plotësisht furnizimin me gaz në Evropë dhe se Evropa duhet të përgatitet tani.