Botë

Zelensky shkarkon disa ambasadorë, përfshirë atë të Gjermanisë

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar ambasadorët e pesë vendeve, përfshirë edhe atë të Gjermanisë, Andriy Melnyk.

Ambasadorët e Ukrainës në Gjermani, Indi, Republikën Çeke, Norvegji dhe Hungari, nuk janë të vetmit për të cilët ka marrë vendim presidenti ukrainas që të largohen, dekretet presidenciale të shpallura të shtunën, tregojnë se edhe disa të dërguar të tjerë të lartë të huaj janë shkarkuar, ka shkruar të shtunën “New Delhi TV”.