Botë

Murgeshat e Nënës Terezë dëbohen nga Nikaragua

Murgeshat nga rendi i themeluar nga Nena Terezë janë larguar nga Nikaragua pasi organizatës së tyre iu hoq statusi ligjor, raportoi BBC-ja të enjten.

Ato u përcollën nga policia në kufi dhe kaluan me këmbë në Kosta Rika.

Organizata e tyre është me mesin e atyre që së fundmi janë mbyllur si pjesë e shtypje së së kujtdo që mendohet se e kundërshton presidentin Daniel Ortega.

Kisha katolike ka folur hapur për abuzimet me të drejtat e njeriut në Nikaragua.

Mediat lokale raportuar se 18 murgesha nga Misionaret e Bamirësisë u dërguan në kufi me një autobus të përcjellë nga policë.

Murgeshat po punonin me të varfrit në Nikaragua që nga viti 1988 dhe drejtonin një infermieri për fëmijë, një shtëpi për vajzat e abuzuara dhe të braktisura dhe një infermieri.

Mbi 200 organizata janë mbyllur në Nikaragua që nga 2018-a.