Botë

Kremlini planifikon t’i mbajë referendumet në rajonin e Donbasit deri në gusht

 

Autoritetet e Kremlinit planifikojnë të mbajnë referendume në rajonin e Donbasit deri në gusht, ka raportuar gazeta ruse, Kommersant, përcjell SkyNews të martën.

Gazeta ka raportuar me burime se përgatitjet teknike janë duke u zhvilluar për referendumet e mundshme në dy rajonet separatiste në lindje të Ukrainës Luhanskut dhe Donetskut, që përbëjnë rajonin e Donbasit, për bashkim me Rusinë.