Policia amerikane publikoi videon e ndjekjes së një burri afro-amerikan në Akron të Ohajos në SHBA, që më pas u qëllua mbi 60 herë me armë nga oficerët, shkruan BBC-ja të hënën.
Sipas njoftimit, Jayland Walker, 25-vjeçar, hapi zjarr i pari ndaj oficerëve më 27 qershor, derisa zyrtarët në mbrojtje u detyruan ta lokalizonin atë.
Walker nuk ishte i armatosur në momentin kur iku nga makina e tij, por Policia tha se një pistoletë u gjet më vonë brenda saj.
Pamjet u konsideruan tronditëse, gjersa ndaj rastit ka nisur një hetim i gjerë. Tetë zyrtarë policorë u përfshinë në sulm.