Në një mbledhje mes zyrtarëve talebanë në Afganistan ku të gjithë ishin meshkuj, ndonëse temë ishte lejimi i edukimit të vajzave, kjo çështje nuk mori epilog.
Siç shkruan “The Guardian” të dielën, nga 4.500 zyrtarë që morën pjesë në këtë tryezë diskutimi treditore, vetëm tre prej tyre kërkuan që vajzat të mund të ndjekin shkollimin e mesëm.
Në njoftimin e fundit, zyrtarët talebanë iu referuan nevojës për “edukim fetar dhe modern”, me qëllim “të respektimit së grave”. Nuk u sqarua nëse në këtë “përjashtim” do të lejohet edhe shkollimi.
Talebanët e pushtuan Afganistanin verën e kaluar. Ende asnjë shtet nuk e njohu zyrtarisht pushtimin e ri.
Diplomatët perëndimorë thanë se arsimimi i vajzave është një arsyet kryesore që talebanë nuk po njihen si liderë mbi Afganistan.
Marsin e këtij viti ishte hapur sërish mundësia për lejimit të vajzave, por “në momentin e fundit” u kundërshtua nga udhëheqësi i lëvizjes Mullah Haibatullah Akhundzada.