Një këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenksy ka pranuar se Lysychanski, qyteti i fundit i mbajtur nga Ukraina në rajonin e Luhanskut, mund të bjerë në duart e forcave ruse ndërsa luftimet u intensifikuan këtë fundjavë.
Oleksiy Arestovych thotë se forcat ruse kaluan lumin Siversky Donets dhe po i afroheshin qytetit nga veriu.
Arestovych thotë: “Ky është me të vërtetë një kërcënim. Ne do të shohim. Unë nuk përjashtoj asnjë nga një numër rezultatesh këtu. Gjërat do të bëhen shumë më të qarta brenda një ose dy ditësh”.
Rodion Miroshnik, ambasador në Rusi i Republikës Popullore të Luhanskut, pro-Moskës, i tha TV rus se Lysychansku ishte “vënë nën kontroll” por “ende nuk ishte çliruar”, shkruan BBC-ja të dielën.
Guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai, thotë se nuk ka pasur asnjë ndalim në sulmin në Lysychansk, me rusët që i afrohen qytetit të rrethuar nga të gjitha anët.