Botë

Gjermanëve u kërkohet të përgatiten për mungesë të gazit

 

Nga frika se Rusia mund të ndërpresë furnizimet me gaz natyror, kreu i agjencisë rregullatore gjermane për energjinë u bëri thirrje banorëve të shtunën të kursejnë energjinë dhe të përgatiten për dimër, kur përdorimi rritet.

Presidenti i Agjencisë Federale të Rrjetit, Klaus Mueller, u bëri thirrje pronarëve të shtëpive dhe apartamenteve që të kontrollojnë dhe rregullojnë kaldajat dhe radiatorët e tyre të gazit për të maksimizuar efikasitetin e tyre.