Botë

Rusët po e kuptojnë të vërtetën për Ukrainën përmes pornografisë

 

Gjashtë javë pas pushtimit të shtetit të saj, Anastasiya Baydachenko bëri një lutje emocionale. Ajo kërkonte para: jo për armë a rroba, por për reklama.

Presidenti Vladimir Putini në mënyrë agresive ka krijuar mburojë të madhe në internetin në Rusi dhe konsiderohet se shumë rusë nuk e kanë të qartë që shteti i tyre ka nisur pushtimin e Ukrainës. Si shefe ekzekutive në një kompani të marketingut digjital në Ukrainë, Baydachenko gjeti një rrugë për të depërtuar. Plani ishte i thjeshtë: Blerja e hapësirave të reklamave në uebfaqet në Rusi e Bjellorusi dhe shfrytëzimi i tyre për t’i lidhur me lajmet e pavarura për luftën në Ukrainë. Reklamat mund të ishin të drejtpërdrejta, të tërthorta apo të kamufluara me tituj për të shmangur censurat potenciale.