Botë

Punëtorët e aeroporteve franceze në grevë, kërkojnë rritje të pagave

Foto: Shutterstock
 

Fluturimet nga Aeroporti “Charles de Gaulle” në Paris dhe aeroporte të tjera franceze u përballën me ndërprerje të premten pasi punonjësit e aeroportit mbajtën një grevë dhe protesta për të kërkuar rritje të pagave për të qenë në hap me inflacionin, raportoi AP.

Veprimi i punëtorëve është problemi më i fundit që ka goditur aeroportet në botë këtë verë, teksa udhëtimet shpeshtohet dy vjet pas kufizimeve për shkak të COVID-19.