Botë

Japonia po përjeton të nxehtin më të madh në 150 vjetët e fundit

 

Japonia po përjeton ditët më të nxehta për gati 150 vjet. Nxehtësia e madhe ka detyruar paralajmërime zyrtare për një mungesë të mundshme të energjisë dhe ka çuar në thirrje për njerëzit që të kursejnë energjinë ku është e mundur, shkruan BBC të mërkurën.

Por qeveria ende po i këshillon njerëzit të përdorin ajër të kondicionuar për të shmangur sëmundjet nga nxehtësia pasi rastet e shtrimit në spital rriten për shkak të të nxehtit.