Botë

Sri-Lanka pezullon shitjen e karburantit për qytetarët

 

Sri-Lanka ka pezulluar shitjet e karburantit për “automjetet jothelbësore”, pasi po përballet me krizën e saj më të rëndë ekonomike në dekada.

Për dy javët e ardhshme vetëm autobusët, trenat dhe automjetet që përdoren për shërbime mjekësore dhe transport ushqimi do të lejohen të furnizohen me karburante.