Botë

Tetë të vdekur nga sulmi me raketa në Lysychansk

Tetë persona raportohet se kanë vdekur pas sulmeve ruse me raketa në qytetin Lysychasnk në rajonin Luhansk, raporton BBC.

Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Haidai, i kiste kërkuar civilëve të largohen urgjentisht nga Lysuchansku më herët gjatë ditës. Ai ka raportuar se qyteti është goditur nga raketat ruse, ndërsa tetë persona kanë vdekur e 21 të tjerë janë lënduar.

Lysychansku është qyteti i fundit i madh në provincën Luhansk që ende mbahet nën kontroll nga forcat ukrainase.