Botë

Tërmet 4.4 shkallësh në Iran

Irani juglindor regjistroi dridhje toke të dielën, njoftoi Qendra Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC).

Sipas njoftimit, dridhjet me magnitudë prej 4.4 shkallësh të Rihterit, u dëgjuan në orën lokale 15:39. Thellësia e dridhjeve shkoi në 10 kilometra, ndërsa u dëgjua në qytetin Kerman.

Nuk u raportua nëse pati viktima apo të lënduar.

Irani regjistroi edhe gjatë së shtunës dridhje të tokës.