Një person ka vdekur në sulmet ruse me raketa në një ndërtesë në kryeqendrën e Ukrainës, Kiev, ndërsa janë lënduar pesë të tjerë, ka bërë të ditur kreu i Policisë së Ukrainës, raporton BBC.
Një shtatëvjeçar ishte në mesin e personave që janë dërguar në spital. Një ndërtesë nëntëkatëshe është goditur nga një raketë ruse të dielën në mëngjes. Janë shkatërruar pjesërisht kati i shtatë, tetë dhe i nënti.
Afro 70 zjarrfikës kanë dal në vendin e ngjarjes për të tentuar të nxjerrë personat nga rrënoja.
Garda Nacionale e Ukrainës ka njoftuar se së paku 14 raketa janë lansuar në drejtim të Kievit të dielën në mëngjes.