Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka njoftuar se ka pasur një sulm rus me raketa në Kiev në mëngjesin e të dielës, raporton BBC.
Një ndërtesë është goditur, ndërsa Klitschko ka njoftuar për dy të lënduar, ndërsa ka shtuar se është ende herët të dihet nëse ka të vdekur.
Një nga raketat e lansuara nga Rusia është arritur të rrëzohet dhe ka rënë në një fshat në afërsi të Kievit, siç ka njoftuar kreu i administratës rajonale ushtarake Oleksiy Kuleba, nëpërmjet Telegramit.
Forcat e shpëtimit kanë dal në vendin e ngjarjes në tentim për të nxjerrë personat nga rrënojat në ndërtesën nëntëkatëshe ku ka ndodhur sulmi.