1 perditesime
13:17

Shkon në 20 numri i të vdekurve në një klub nate në Afrikë të Jugut

Së paku 20 persona janë gjetur të vdekur në një klub nate në East London në Afrikë të Jugut, kanë njoftuar zyrtarët jug-afrikan, raporton BBC.

Trupat janë gjetur në Enyobeni Tavern në orët e hershme të së dielës, ndërsa ka edhe disa të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë, Tembinkosi Kinana, ka thënë se ende po hetohen rrethanat e incidentit.

Komesari i Policisë së Eastern Cape, Nomthetheleli Lilian Mene, ka thënë për SABC Ne]s, se pretendohet se ka pasur një shtypje mes personave brenda objektit, e vdekja dyshohet se ka ardhur nga asfiksia.

Katër persona janë dërguar në spital. Personat e vdekur janë të moshave nga 18 deri në 20 vjet.

Një dëshmitar ka thënë se trupat e pajetë gjendeshin sikur të kenë kolapsuar në dysheme.

Do të bëhet autopsia për të konfirmuar shkaqet e vdekjeve.

10:17

Gjenden të vdekur 17 persona në një klub nate në Afrikë të Jugut

Së paku 17 persona janë gjetur të vdekur brenda një klubi të natës në qytetin East London në Afrikë të Jugut të dielën, raporton “Al Jazeera”.

Brigadieri Tembinkosi Kinana ka njoftuar se Policia është njoftuar për incidentin në Parkun Scenery rreth 3 kilometra nga qendra e qytetit.

“Rrethanat nën të cilat kanë vdekur janë ende të paqarta”, ka thënë Kinana, duke treguar se të vdekurit janë të moshave nga 18 deri 20 vjet.

Numri i të vdekurve ka gjasa të rritet.