Botë

Krizë në Ekuador, indigjenët akuzohen për grusht shtet

 

Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, ka akuzuar liderin e indigjenëve, Leonidas Iza, për organizimin e grusht shtetit, duke thënë se protestat nëpër shtetin latin synojnë të destabilizojnë demokracinë. Autoritetet në Ekuador të premten kanë thënë se një grup njerëzish kanë sulmuar policinë dhe ushtrinë, duke lënduar së paku 17 ushtarë, ndërkaq kanë djegur tri automjete ushtarake.

Protestuesit indigjenë kanë bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit Quito. Së paku pesë persona kanë vdekur gjatë përplasjeve me policinë.