Botë

Gjykata e Lartë rrëzon ligjin e New Yorkut që kufizonte mbajtjen e armëve

Foto: AP
 

Gjykata e Lartë e SHBA-së ka rrëzuar një ligj të New Yorkut që kufizon të drejtat e mbajtjes së armëve.

Ligji kërkonte që banorët që duan një licencë për armë, të dëshmojnë "kauzën e duhur" për ta mbajtur atë. Mirëpo, në vendimin që mori 6 vota për dhe 3 kundër, thuhet se kërkesa shkel të drejtën kushtetuese për të mbajtur armë.