Botë

Zelensky: Rusia po synon ta shkatërrojë Donbasin

Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë se po synon ta shkatërrojë rajonin e Donbasit.

“Ka pasur sulme masive ajrore dhe me artileri në Donbas. Qëllimi i okupuesit nuk ka ndryshuar, dëshiron ta shkatërrojë gjithë Donbasin hap pas hapi”, tha Zelensky, raporton BBC.

Këshilltari i Zelenskyt, Oleksiy Arestovych, ka thënë se forcat ruse kanë rrethuar qytetet lindore Severodonetsk dhe Lysychansk.