Botë

Shfaqet videoja e brutalitetit të policisë ndaj myslimanëve në Indi

Shfaqet videoja e brutalitetit të policisë ndaj myslimanëve
Foto: BBC
 

Një video që tregon policinë indiane duke rrahur një grup myslimanësh në paraburgim është parë nga miliona persona pasi u shpërnda nga një anëtar i partisë BJP në pushtet, i cili vlerësoi veprimet e tyre brutale si një "dhuratë" për burrat.

Nuk është marrë asnjë masë ndaj policëve të përfshirë. Familjet e atyre që u sulmuan thonë se të dashurit e tyre janë të pafajshëm dhe duhet të lirohen, raportoi BBC të premten.