Botë

Shpëtohet 10-vjeçari i bllokuar në një pus në Indi për pesë ditë

Ekipet e shpëtimit në Indinë qendrore kanë arritur të shpëtojnë një djalë 10-vjeçar, i cili ra në një pus dhe mbeti i bllokuar për pesë ditë, njoftoi BBC-ja të mërkurën.

Operacioni ishte i ndërlikuar, pasi Rahul Sahu ka probleme me dëgjim dhe të folur dhe është dashur t’i ofrohet oksigjen.

Për ta shpëtuar është dashur të ndërmerret një operacion i madh për ta arritur në thellësi 18 metra.

Puset e hapura janë të zakonshme në fshatrat e Indisë.

Punëtorëve iu desh të hapnin një tunel paralel me pusin ku ra fëmija që të arrinin tek ai.

Rahuli është jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në një spital.