Botë

Rreth 10 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë deri tani si pasojë e luftës

Ukraina ka bërë të ditur se rreth 10.000 ushtarë i janë vrarë që nga fillimi i sulmeve ruse në territorin e saj, në fund të muajit shkurt,

Këshilltari presidencial, Oleksiy Arestovych dha detajet në një intervistë në mediat sociale, kur u pyet se sa trupa kishte humbur Ukraina në 100 ditët e para të luftës, raportoi BBC të shtunën.

Arestovych tha se humbjet e Rusisë ishin disa herë më të mëdha. Qeveria ukrainase thotë se më shumë se 30,000 trupa ruse kanë vdekur. Vlerësimi i inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar është më i ulët – sipas saj janë më shumë më shumë se 15,000 ushtarë rusë të vrarë deri më tani.

Ndërkohë, e gjithë lufta në Afganistan 1979-1989 i kushtoi ushtrisë sovjetike me rreth 15,000 jetë.

Autoritetet ruse nuk kanë dhënë asnjë shifër zyrtare për humbjet e tyre të luftës në Ukrainë që nga 25 marsi, kur thanë se 1,351 ushtarë dhe oficerë kishin vdekur.