Botë

Kryediplomatja gjermane: Talebanët po e çojnë Afganistanin drejt shkatërrimit

 

Kryediplomatja e Gjermanisë ka shprehur shqetësime të martën gjatë vizitës në Pakistan se udhëheqësit talebanë të Afganistanit po e çojnë vendin në “rrënim” total, raportoi AP.

Annalena Baerbock bëri thirrje që çdo ndihmë ekonomike për Afganistanin e talebanëve duhet të përcillet me përmirësim të situatës me të drejtat e njeriut.