Botë

SHBA-ja u jep siguri Finlandës dhe Suedisë për NATO-n: Çështjet me Turqinë do të rregullohen

SHBA-ja i jep siguri Finlandës dhe Suedisë për NATO-n: Çështjet me Turqinë do të rregullohen
Foto: AP
 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se është i sigurt se kundërshtimet e Turqisë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO mund të tejkalohen shpejt, me mundësi në kohën e samitit të liderëve të aleancës në fund të muajit të ardhshëm, raportoi AP të shtunën.

Blinken tha se SHBA-ja nuk ka arsye të besojë se shqetësimet e Turqisë nuk mund të adresohen.