Botë

I biri i guvernatorit indonezian zhduket në Bernë të Zvicrës

Policia e Zvicrës ka nisur të premten kërkimet për të birin e guvernatorit indonezian, i cili është zhdukur teksa po notonte në një lumë në Bernë. Ministria e Jashtme e Indonezisë ka konfirmuar nisjen e operacionit për gjetjen e Emmeril Khan Mumtadz, guvernatorit të Javas perëndimore.

Policia rajonale në Bernë ka konfirmuar se një burrë është dukur teksa po notonte me dy gra në lumin Aare, qindra metra larg qendrës së qytetit. Dy gratë u rrëmbyen nga uji, por janë shpëtuar nga notuesit e tjerë, ka bërë të ditur policia zvicerane.

Guvernatori Ridwal ishte në Evropë si pjesë e udhëtimit diplomatik gjatë të cilit do të vizitojë Italinë dhe Britaninë e Madhe. Ministria e Jashtme e Indonezisë ka thënë se familja udhëtoi drejt Zvicrës për të zgjedhur universitetin për të birin e tyre.

Guvernatori indonezian menjëherë ka udhëtuar drejt Bernës pasi mori lajmin për zhdukjen e të birit. Lumenjtë dhe liqenet e Zvicrës janë vende shumë të frekuentuara për not dhe forma tjera të rekreacionit ujor, sidomos gjatë muajve të pranverës dhe verës.