Botë

115 roja kombëtare ruse u pushuan nga puna pasi refuzuan të luftonin në Ukrainë

Foto: AP
 

Më shumë se 100 roje kombëtare ruse janë pushuar nga puna pasi kanë refuzuar të luftojnë në Ukrainë, që tregon mospajtimin midis disa forcave të sigurisë së Rusisë mbi pushtimin e Ukrainës nga Moska, raportoi të premten The Guardian.

Rastet e 115 rojeve kombëtare, një forcë e njohur gjithashtu si Rosgvardia, dolën në dritë të mërkurën, pasi një gjykatë lokale ruse hodhi poshtë padinë e tyre kolektive për të kundërshtuar shkarkimin e tyre.